India nis vaksinimin e personave me aftësi të kufizuara

schedule14:11 - 13 Qershor, 2021

schedule 14:11 - 13 Qershor, 2021

Autoritetet indiane kanë ndërtuar një kamp të posaçëm vaksinimi për personat me aftësi të kufizuara në një përpjekje për të vaksinuar personat më të rrezikuar. Organizatorët e fushatës  në Ahmedabad, qyteti më i madh në shtetin Gujarat, synojnë të vaksinojnë 500 persona me aftësi të kufizuara.

Personat me aftësi të kufizuara pritën në radhë në automjete dhe karrige me rrota për të marrë dozën e parë të një vaksine anti-Covid.

“Procesi i vaksinimit  është më i përshtatshëm tani”, tha Mahendra Chudasma, një 45-vjeçar i cili ka humbur shikimin.

Pavarësisht se  është një nga prodhuesit kryesor të vaksinave kundër koronavirusit, India po përballet me vështirësitë e vaksinimit të 1.3 miliard banorëve, me shumicën prej tyre që nuk pranojnë të vaksinohen./abcnews.al