Në Indi mund të jetë zbuluar një mutacion i radhës i koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se veç varianteve të tjera është pikasur një i ri shqetësues.
Në një deklaratë, ministria e shëndetësisë bëri të ditur:
Megjithëse variante shqetësuese dhe një variant i ri i dyfishtë mutant janë gjetur në Indi, këto raste nuk janë zbuluar në numër të mjaftueshëm për të krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë ose për të shpjeguar rritjen e shpejtë të rasteve në disa shtete.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, India numëron 11,7 milionë të infektuar dhe 160,477 viktima. sb/abcnews.al/