India miraton vaksinën e parë të ADN-së në botë kundër Covid-19

schedule12:31 - 21 Gusht, 2021

schedule 12:31 - 21 Gusht, 2021

Rregullatori i barnave në Indi ka miratuar vaksinën e parë të ADN-së në botë kundër Covid-19. Vaksina me tre doza ZyCoV-D është 66% efektive në rastet simptomatike, sipas një studimi të përkohshëm  nga prodhuesi i vaksinave Cadila Healthcare, shkruan BBC

Kompania planifikon të prodhojë deri në 120 milionë doza në vit. Vaksinat e mëparshme të ADN -së kanë funksionuar te kafshët, por jo te njerëzit. India deri më tani ka prodhuar 3 vaksina- Covishield, Covaxin dhe Sputnik V.

Rreth 13% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht dhe 47% kanë marrë të paktën një dozë që nga fillimi i  fushatës së vaksinimit në janar. Studimi përfshiu 28,000 vullnetarë në më shumë se 50 qendra.

Kjo është gjithashtu hera e parë, që një vaksinë Covid-19 është  testuar tek të rinjtë në Indi-1.000 persona që i përkisnin grupmoshës 12-18 vjeç. Vaksina rezultoi efektive në këtë grupmoshë.

Faza kryesore e tretë e provave klinike u krye në kulmin e valës së dytë vdekjeprurëse të virusit.  Sipas prodhuesit të vaksinave  kjo riafirmoi “efikasitetin e vaksinës kundër varianteve”, veçanërisht ndaj variantit Delta.

Si funksionon vaksina?

ADN dhe ARN janë molekula që bartin  informacion gjenetik,  i cili përcillet nga prindërit te fëmijët. Ashtu si vaksinat e tjera, një vaksinë e ADN -së, pasi administrohet, i mëson sistemit imunitar  të luftojë virusin.

ZyCoV-D përdor plazmide ose unaza të vogla të ADN-së, që përmbajnë informacion gjenetik. Plazmidet bartin informacion në qeliza duke e çuar në “proteinën Spike”, të cilën virusi e përdor për të hyrë në qelizat njerëzore.

Sipas shkencëtarëve, vaksinat e ADN -së janë relativisht të lira dhe të sigurta. Ato gjithashtu  mund të ruhen në temperatura nga – 2 deri në 8 Celcius./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!