Të paktën 25 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri në një klub nate të njohur në rajonin bregdetar të Goas në Indi.
Besohet se shumica e viktimave janë stafi i klubit të natës Birch by Romeo Lane, por midis të vdekurve ka edhe turistë.
Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një bombol gazi në kuzhinën e klubit, shpërthimi i së cilës shkaktoi flakët që shkrumbuan gjithë ambientin.
Lokali ishte plot e përplot pasi në mbrëmje po luante muzikë një DJ specialist i Bollyëood, ndërsa zona ku ndodhi zjarri është e mbushur me lokale nate të ngjashme.
Kryeministri Narendra Modi e quajti zjarrin në Goa thellësisht trishtues në një postim në mediat sociale.
Goa është një ish-koloni portugeze në Detin Arabik. Jeta e saj e natës, plazhet me rërë dhe vendpushimet tërheqin miliona turistë çdo vit.
Rreth 5.5 milionë turistë vizituan zonën në gjysmën e parë të vitit, me 270 mijë që që vinin nga jashtë sipas të dhënave të qeverisë.
India është përballur me një numër zjarresh vdekjeprurëse në vendet e argëtimit në vitet e fundit.

