Indi, më shumë se 50 të plagosur në përleshjet mes studentëve dhe policisë

schedule09:07 - 27 Shtator, 2023

schedule 09:07 - 27 Shtator, 2023

Më shumë se 50 protestues u plagosën të martën në përleshjet me policinë në shtetin Manipur. Qindra studentë u mblodhën në qytetin Imphal duke kërkuar dënim për vrasësit e një 20-vjeçareje dhe një 17-vjeçare.

Oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën. Sipas raportimeve, dhjetëra protestues u plagosën dhe u dërguan në spitale.

Dy studentë kishin humbur rreth tre muaj më parë, por ditën e djeshme në rrjetet sociale janë publikuar fotot ku shihen trupat e të rinjve fatkeq. Të dy shihen të ulur në tokë, ndërsa pas tyre qëndrojnë burra të armatosur.

Autoritetet e shtetit Manipur u bënë thirrje banorëve për përmbajtje, duke theksuar se do të zbardhin krimin e rëndë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!