Incidenti në Gramsh merr vëmendjen e mediave të huaja: Dy rusë dhe një ukrainas përpiqen të futen në uzinën ku prodhohej AK-47

schedule08:44 - 21 Gusht, 2022

schedule 08:44 - 21 Gusht, 2022

Incidenti që ndodhi dje në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kanali informativ britanik Sky Neës, i cili i ka kushtuar një rëndësi të madhe luftës në Ukrainë që pasi nisi në shkurt,  e raportoi ngjarjen të shtunën mbrëma.

Lexo edhe: Blogerë apo agjentë? Misteri i “vizitës” së rusëve në Uzinën e Gramshit: Zbulohet çfarë filmuan tre të huajt

Shqipëria njofton se dy nga ushtarët e saj mbetën të lënduar ndërsa përpiqeshin të ndalonin dy rusë dhe një ukrainas që po përpiqeshin të hynin në një fabrikë ushtarake në qendër të vendit.

“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase janë përpjekur të hyjnë në fabrikë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

“Menjëherë kanë reaguar oficerët që ruanin Uzinën, por gjatë përpjekjeve të tyre për ndalimin e tre shtetasve të huaj kanë mbetur të plagosur dy ushtarë tanë”, thuhet në njoftim, ndërsa gjendja e ushtarëve është e qëndrushme.

Ministria tha se tre shtetasit e huaj u arrestuan.

Në kohën e komunizmit, uzina shqiptare e Gramshit u përdor për prodhimin e kallashnikovit rus AK 47.

Sipas faqes së internetit të ministrisë, fabrika ofron sot shërbime prodhimi për industrinë e mbrojtjes, pa dhënë më shumë detaje. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!