Incidentet në veri të Kosovës/ ABC News përcjell situatën në Zveçan, e hëna ditë kritike

schedule11:44 - 27 Maj, 2023

schedule 11:44 - 27 Maj, 2023

Një ditë pas tensioneve të regjistruara në veri të Kosovës, ABC News sjell situatën nga Zvecani, ku ende ka prani të forcave policore.

Gazetara Linda Karadaku në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Zvecani tha se komuna e Zvecanit është nën kontrollin e policisë së Kosovës, forcave speciale, është e hapur. Është vënë aty flamuri i Kosovës, ndërsa situata mbetet e nderë sepse duket që të gjithë presin se cfarë do të ndodhë.

Karadaku tha se rrugëtimi për të përcjellë një panoramë të situatës nisi nga Mitrovica e Veriut, ku edhe atje është vënë flamuri i Kosovës.

Ditët dhe orët në vijim janë kritike, pavarësisht reagimeve të ndërkombëtarëve të cilët duket se qetësuan disi situatën. Referuar informacioneve të mbledhura, gazetarja Linda Karadaku tha se pritet deri nesër në mbrëmje.

Pritet të shihet nëse të hënën kryetarët e rinj të komunave do të shkojnë në ndërtesat e komunave për të nisur punën. Ajo që pritet të jetë natë kritike është dita e hënë, ndërsa duket se qeveria e Kosovës nuk ka ndërmend të tërhiqet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!