Incidentet në sfidën Marseille-PSG, 9 policë të lënduar dhe 21 tifozë të arrestuar

schedule10:56 - 25 Tetor, 2021

schedule 10:56 - 25 Tetor, 2021

Sfida Marseille-PSG, që u zhvillua të dielën në “Velodrome”, ka shkaktuar incidente.

Hedhja e flakadanëve, hyrja e një tifozi në fushë, përplasja me policinë janë disa nga ndodhitë e ditës së djeshme gjatë ndeshjes.

Sipas mediave angleze, 9 policë janë të lënduar, nga përballja me tifozët si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit “Velodrome”, ndërsa 21 tifozë u arrestuan nga policia, të cilët janë dërguar në paraburgim.

Marseille pritet të dënohet nga këto ngjarje që ndodhën gjatë takimit më PSG. /f.a/abcnews.al