Incidentet në Parlament, përjashtohen 6 deputetët dhe ministri i Jashtëm

schedule19:05 - 12 Prill, 2018

schedule 19:05 - 12 Prill, 2018

Byroja e Kuvendit ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetëve të opozitës pas incidenteve në Parlament, ku hodhën miell, dhe sende të tjera në drejtim të qeverisë.
Byroja u mblodh rreth orës 18:00 për shqyrtuar kërkesën, e cila kërkonte dënimin e deputetëve të opozitës Edi Paloka, Flamur Noka, Ervin Salianji, Klevis Balliu, Endrit Brahimllari dhe Kejdi Mehmetaj.
Gjithashtu në këtë mbledhje u vendos edhe përjashtimi i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili reagoi duke lagur me ujë deputetët e opozitës.
Të gjithë deputetët dhe ministri i Jashtëm janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e seancës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!