Incident diplomatik në Shkup për Vjosa Osmanin/ Stafi i Aeroportit tenton t’i marrë telefonin dhe çantën

schedule23:04 - 1 Gusht, 2024

schedule 23:04 - 1 Gusht, 2024

MAQEDONI E VERIUT– Një incident i rëndë është riregjistruar këtë të enjte në Aeroportin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut ku presidentes Vjosa Osmani i është tentuar t’i merret telefoni celular nga punonjësit e sigurimit në këtë aeroport.

Lajmi u bë i ditur nga Këshilltari i Vjosa Osmanit, i cili deklaroi për mediat në Kosovë se stafi i sigurisë në Aeroportin e Shkupit ka tentuar edhe që të shtyjë presidenten.

Mbi incidentin ka reaguar edhe Policia e Kosovës në vendngjarje pasi veprimet e kryera nga Punonjësit e Sigurisë në Aeroportin e Shkupit binte ndesh edhe me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës sa i përket Marrëdhënieve Diplomatike.

Stafi i Aeroportit të Shkupit, sipas asaj që ka deklaruar zëdhënësi i Osmanit i ka marrë edhe çantën Presidencës se Kosovës edhe pse një akt i tillë ishte kundër rregullave.

Pas kësaj ngjarje të rëndë Osmani ka kontaktuar me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin të cilin e ka falënderuar për ndihmën. Edhe pas hyrjes ne Avion ai nuk është nisur për më shumë se një orë pasi autoritetet e Maqedonisë së Veriut kane deklaruar se është shteti Slloven që nuk po e lejon diçka të tillë.

Bekim Kupina, zëdhënësi i Presidentes se Kosovës ka deklaruar se diçka e tillë ka rezultuar që të ishte e pavërtetë dhe se nuk ishte pala Sllovene që po vononte nisjen.

Presidenca e Kosovës ka deklaruar se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë ndaj ndonjë kreu shteti të këtij vendi.

Akti I turpshëm ndaj Vjosa Osmanit vjen në një kohe që Pjesë e Qeverisë në Maqedonisë se Veriut është edhe Koalicioni “Vlen”, një koalicion ky i mbështetur nga Albin Kurti. Ministria  e Punëve të Brendshme në Maqedoninë  e Veriut thotë se po punon për të zbardhur ngjarjen./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!