Gjykata e Posaçme ka vendosur që procesi ndaj ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllako si dhe 14 të pandehurve të tjerë në lidhje me inceneratorin e Fierit të zhvillohet me gjykim të shkurtuar.
Në rast se gjykata i gjen fajtorë ata do të përfitojnë ulje të dënimit me një te tretën. Ndërsa për Etleva Kondin, Arenc Myrtezanin dhe shtetasin Italian Giovani Cefaglione, i kërkuan gjykatës që procesi të vijojë me gjykim të zakonshëm kërkesë që u pranua. Seanca e radhës do të mbahet më 12 qershor në orën 10:00, ku prokuroria e posaçme pritet të lexojë pretencën dhe ti drejtohet gjykatës me kërkesën për dënim. Spak akuzon Kokën e Bllakon për korrupsioni, shpërdorimit detyre dhe pastrim parash.
Përveç dy ish-zyrtarëve të lartë spak ka marrë të pandehur edhe ish-zyrttarin e FSHF, Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të ndërtimit të inceneratorit të Fierit. Nga hetimet ka rezultuar se, Dervishaj ka miratuar dhe ka dorëzuar në institucionet shtetërore raportet për punime të pa kryera nga Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit të Fierit vlera e të cilave përllogaritet në rreth 4 milionë euro.
Të pandehur janë marrë edhe anëtarë të komisionit të vlertësimit të ofertave për shpërdorim detyre dhe disa administratorë të kompnaive që kanë kryer punime për ndërtimin e inceneratorit që akuzohen se kanë krijuar skema fiktive duke dorëzuar fatura fiktive për punime të pa kryera./abcnews.al