Inceneratorët/ Dëshmon në Komision kryebashkiakja e Durrësit, Tabaku: Çuat pa akte mbetjet në Sharrë

schedule13:40 - 21 Shkurt, 2022

schedule 13:40 - 21 Shkurt, 2022

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako po dëshmon në Komisionin Hetimor për aferën e Incineratorëve.

Sako është pyetur nga kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, lidhur me procedurat e mbylljes së landfillit të Porto Romanos por edhe për vendimin për të depozituar mbetjet nga Durrësi në Landfillin e Sharrës.

Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve Sako është shprehur se Bashkia e Durrësit nuk ka marrë vendim për mbylljen e landfillit, por situata sipas saj në Durrës u bë kritike. Duke u gjendur në një situatë të rëndë me mbetjet  si dhe nga pandemia dhe post tërmeti, Sako u shprehe  se kërkoi ndihmë për të depozituar mbetjet në Tiranë.

Tabaku nga ana tjetër është shprehur se këto procedura janë kryer pa dokumentim.

Pjesë nga debati:

Këlliçi: Doja të respektohet procedura dhe tu përgjigjen pyetjeve që u drejtohen. Pastaj qëndrimet e tyre mund t’i japin këtu ose ku të duan. procedura nënkupton pyetje dhe përgjigje.

Felaj: Bie dakord me Këlliçin. Që do të thotë që anëtarët e komisionit duhet të pyeten nëse kanë pyetje. Pra me harmonizim  dhe të evitoheshin komentet.

Sako: Në 2020 kur mora detyrën qyteti gjendej në situatë të vështirë nga tërmeti dhe post pandemie.

Tabaku: Deri në momentin kur AKUM ka shpallur mbylljen e landifilldi në Porto Romano, bashkia e Durrësit nuk mori asnjë masë dhe ju u detyruat të merrni masa.

Sako: Bashkia Durrës nuk kishte mjaftueshëm financa për të mbyllur landfillin. Bashkitë nuk marrin masa për mbyllje landfilli.

Tabaku: Pati protesta të banorëve dhe i çuat mbetje në Sharrë dhe inceneratorit.

Sako: Patëm në qershor një kaos në qytet në 2020. Se landfilli në Porto Romano u mbyll. Ka një master plan që e demaskon Shqipërinë në 10 zona. Ne u drejtohemi ministrive përkatës për procedurat, i kemi dorëzuar si materiale.

Tabaku: Si keni pasur kontakte me kompaninë? Se ka qenë vetëm një ditë shkresë zyrtare.

Sako: Patëm kontakte zyrtare. Nuk patëm një marrëveshje më parë.  E kemi depozituar në Sharrë pas 6 muajsh nga tërmeti. Pa kosto pa marrëveshje i kemi depozituar për shkak të situatës. Nuk ka marrëveshje kryetari i bashkisë, përveçse pas marrëveshjes që u bë më pas.

Tabaku: Keni bërë pa negocim për shkak të emergjencës, sipas informacionit dhe dokumenti në Prokurimet Publike. Procedurë që quhet negocim duke u justifikuar me emergjencën.

Sako: Nuk ka pasur emergjencë. Nuk është e vërtetë.

Tabaku: Pse pritët një vit e gjysmë për të marrë këtë procedurë.

Sako: Duheshin hapat e dokumenteve.

Tabaku: Po si fillove me kompaninë pa dokumente?

Sako: I keni procedurat, se nuk jam teknike e vlerësimit të tenderave.

Tabaku: Për një vit e gjysmë shteti ka punuar me presion. Rama tha se na u desh të rrisim presionin për bashkinë e Durrësit. Dhe me urdhër të Alqi Bllakos u mbyll landfilli dhe u detyruat të nisin në Landfillin e Sharrës. AKUM ka hapur procedurë për parkun në Porto Romano. Është e njohur kompania ndërtuese. Është paguar nga kompania e inceneratorit të Tiranës.

Sako: Nuk më përkasin fare. Është procedurë për ta verifikuar autoritetet.

Tabaku: Me cilin akt keni çuar në Sharrë mbetjet.

Sako: Kam kërkuar me një shkresë, se ishte situata e rëndë. Si mendoni ju, t’i mbaja plehrat në rrugët e Durrësit. Nuk kisha presion. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!