Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në inagurimin e një shkolle të mesme në Sllovë të Dibrës. Institucioni arsimor është rikonstruktuar me fondet e një biznesmeni të zonës pasi shkolla do të marrë emrin e babait të tij, Ajet Ndreu.
Inagurohet rikonstruksoni i shkollës së mesme në njësinë administrative Sllovë në Dibër. Iniciativa ishte e Shpendi Ndreut, një biznesmen i zonës, i cili investoi për godinën.
Kjo nuk ishte e rastësishme pasi Këshilli Bashkiak kishte vendosur që shkolla të merrte emrin e babait të tij ish-mesuesit Ajet Ndreut.
Në ceremoni mori pjesë Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Kreu i shtetit shprehu vlerësim për zonën si krahinë arsimdashëse. Më pas të pranishmit ndoqën një program artistik të organizuar nga nxënësit e shkollës./abcnews.al