Efektivja e policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur rëndë në duar gjatë protestës së dhunshme që u zhvillua dje para Kuvendit nga banorët e “Unazës së Re”, është nisur sonte drejt Turqisë për mjekim më të specializuar. Nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Traumës, 24-vjeçarja, u përcoll drejt aeroportit të Rinasit, e shoqëruar edhe nga familjarët e saj. Pritet që efektivja e policisë t’i nënshtrohet një operacioni në duar, për të rekuperuar dëmtimet e gishtave, të shkaktuara nga shpërthimi i kapsollës./abcnews.al