Ina Kollçaku për dhunimin e të moshuarës: Nuk jam e çuditur, dihet që i vjedhin edhe ushqimet e rrobat nëpër azile

schedule11:07 - 3 Nëntor, 2022

schedule 11:07 - 3 Nëntor, 2022

Ina Kollçaku ka folur për dhunimin e të moshuarës nga punonjëset e azilit në Pejë. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo u shpreh se kjo situatë është e njohur, pasi nëpër azile vidhen ushqime, veshje deri te dhuna.

Ina theksoi se qytetarët shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen duke denoncuar nëpër institucione, jo vetëm të reagojnë në rrjete sociale.

“Në fakt është shumë e tmerrshme s’ka rëndësi se kush është zonja. Ajo që patjetër është një situatë shumë e rëndë dhe pse unë nuk jam e çuditur nga kjo situatë. Se kam ndjekur në shumë raste nëpër jetimore, nëpër azile të moshës së tretë. Edhe dihet që që nga vjedhja e produkteve ushqimore deri te veshjet, ekziston dhuna. Kemi rastet e përdhunimeve që i kemi ndjekur nëpër panele. Edhe si institucion, politikisht është një politikë pak e çuditshme, jo shumë humane, njerëzore. Arsyeja pse këto kushte ngelen kështu, është për të mos t’i bërë njerëzit shumë të gatshëm ta braktisin një fëmijë dhe ta lënë në jetimore, edhe ta lënë një të moshës së tretë në azil. Pra, ndërhyrja nuk është vërtetë reale, për të përmirësuar këto kushte. Politikisht korrekt, nga ana njerëzore nuk e di sesa korrekte.

Unë kam në fakt më shumë se një vit e gjysmë që i kam ulur pak reagimet në Instagramin tim, sepse në një moment të caktuar rrjeti pati një mbingopje. Në momentin që unë fillova të bëja reagimet, nuk ishin aq shumë personazhe që reagonin për çështje sociale. Pastaj më vonë filloi që të kishte reagim dhe shumë mirë u bë. Nga ana tjetër kur filluan që të gjithë të reagonin dhe asgjë nuk po ndryshonte, mua mu ngritën pikëpyetje akoma më të mëdha, që ça po ndodh. Ne po reagojmë të gjithë, po asgjë s’po ndryshon.

Kështu që nga disa ndodhi të fundit, që disa shfaqje të dhunës ndodhën në Kosovë në një reality show. Unë refuzove të reagojë dhe bëra thirrje për denoncim. Pra, fillova një lloj fushate ndërgjegjësimi ndryshe që do të thotë në momentin që ne shohim dhunë në televizion, në mediat sociale, ne duhet të telefonojmë policinë. Pra, ne duhet të fillojmë të ndërgjegjësohemi që të përdorim institucionet. Edhe dje thirrja ime ishte kjo për të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, që të telefononin policinë e Kosovës me email. Janë dërguar qindra email-e, të cilat janë konfirmuar dhe i kemi postuar në rrjetet sociale, ku denoncohej dhuna, edhe pse vajza ishte arrestuar tashmë. Ideja nuk ishte që këto denoncime përveç se na mësojnë një sjellje shumë të mirë, që kur shohim dhunë të denoncojmë, që do të thotë këta njerëz po reagojnë vërtetë”, u shpreh Kollçaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!