“In Love” në Lezhë/Preç Zogaj mes lexuesve të poezisë

schedule15:03 - 13 Shkurt, 2018

schedule 15:03 - 13 Shkurt, 2018

Në Lezhë poeti Preç Zogaj shkoi me librin e tij më të fundit “In Love”. Në një ceremoni të thjeshtë shumë dashamirës të poezisë së tij lexuan pjesë shumë nga poezitë në libër, poezi të cilat i cilësuan si “dashuritë njerëzore”.

“In Love” përmbledhje poezish nga Preç Zogaj u prezantua edhe në Lezhë.

Lexues dhe dashamirës të poezisë përbën një auditor që pranoi të qëndronte edhe në këmbë kur gjimnazistët recitonin.

Poezia e Zogajt është komentuar si një ngjarje e rëndësishme që ndodh jo vetëm për Lezhën.

Zogaj flet për dashurinë njerëzore.

Prania në Lezhë për Zogajn është një shenjë e dashurisë për qytetin. Aty ku u krijua si poet dhe një detyrim për miqtë e rinj e të vjeter të shkollës poetike. Ndaj edhe përzgjedhja nuk ka qenë krejt e rastësishme.

“In Love” është nga librat më të bukur poetikë botuar kohët e fundit. Poeti, siç shkruan kritiku Agim Basha në parathënie, hyn ndër ata poetë që e shohin poezinë si kapacitet të brendshëm të gjuhës.

Edhe pse thellësisht personale, shumë poezi të tij apelojnë për një celebrim të hapur kolektiv ku mediumi–gjuha–është njëherësh skenë e festës edhe tempull i adhurimit. Ndaj lexuesi jo thjesht emocionohet, por humbet në guidën shpirtërore dhe të mendimit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!