Imzot George Frendo flet pas infektimit me Covid: Ishte një situatë e vështirë

schedule21:20 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 21:20 - 4 Dhjetor, 2020

Imzot George Frendo, kryeipeshkёv i Tiranё-Durrёsit e President i Konferencës Episkopale Katolike tё Shqipërisë, nga Bari Italisё ku gjendet prej më shumë se tri javёsh, ka folur për herë të parë për përjetimin e tij nё betejën me koronavirusin.

Për Radio Vatikanin ai rrëfen vёshtirёsitё shkaktuar nga infektimit me Covid.  Imzot George Frendo thotë se kjo ka qenë një periudhë e vështirë, ndërsa thotë se është gjetur më pranë Jezu Krishtit . Kryeipeshkёvi falënderon mjekët, personalin shëndetësor pёr kujdesin e kurimin dhe besimtarët pёr lutjet.

“Isha në një situatë të keqe. Më kanë ndihmuar shumë. Gjatë këtyre javëve jam ndjerë shumë afër Jezu Krishtit. Më ka ndihmuar shumë kjo eksperiencë që të ndihem më solidarë me ata që janë të infektuar. Gjatë kësaj periudhë jam lutur për veten edhe për këta, dhe për ata që kujdesen. Jam shumë mirënjohës ndaj personelit të spitaleve që përpiqen të ndihmojnë. Le të përballojmë këtë situatë me kurajën që na jep feja jonë. Po pres të dal nga këtu dhe të bashkohem sa më shpejt me popullin ti. E di sa janë lutur për mua”, thotë Imzot George Frendo. g.v/abcnews.al