Immobile: Roma i bëri “dhuratë” PSG-së, Florenzi vlen shumë më tepër

schedule17:52 - 13 Tetor, 2020

schedule 17:52 - 13 Tetor, 2020

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka thënë se transferimi i Alessandro Florenzit për 10 milion euro te PSG, është një “dhuratë” e Romës. Immobile zbulon edhe prapaskenat e këtij transferimi.

“Kur ishim në ekipin kombëtar në fillim të shtatorit, gjatë një dreke, ai duhej të nxitonte të mbaronte, sepse sapo kishte marrë disa lajme të rëndësishme. Ishte atëherë oferta vendimtare nga PSG, e cila kishte mbërritur.

Roli i tij tek Italia? Ai do të sjellë cilësi. Është një mbrojtës i kompletuar, që ka një kontroll të mirë në të dy fazat, në mbrojtje dhe sulm. Duke marrë parasysh shumën e paguar për transferimin, është një “dhuratë” e Romës për PSG-në”, u shpreh bomberi italian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!