Immobile: E doja medoemos “Këpucën e Artë”, pandemia tentoi të më ndalë

schedule23:40 - 23 Shtator, 2020

schedule 23:40 - 23 Shtator, 2020

Sulmuesi dhe kapiteni i Lazios, Ciro Immobile, ka folur sa i takon arritjes së tij të madhe sezonin e shkuar, ku fitoi “Këpucën e Artë”, si dhe për kombëtaren e Italisë, për të cilën tha se ndihet krenar sa herë që e vesh fanellën.

“Këpuca e artë ishte qëllimi im, një dëshirë personale. I shkova shumë pranë disa vite më parë, por për shkak të një dëmtimi e humba mundësinë time. Këtë vit, pandemia u përpoq të më ndalte, por e dija se shokët e mi do më ndihmonin në çdo mënyrë.

Është momenti më i paharrueshëm në karrierën time në aspektin individual. Ky është momenti më i bukur i karrierës time. Kombëtarja është ëndërra e çdokujt dhe kur veshë atë fanellë duhet të shijosh të gjitha emocionet që të jep. Të veshësh ngjyrat e kombit tënd është krenari”, u shpreh Immobile./abcnews.al