Demir Imeri, sulmuesi anësor i Vllaznisë, u shfaq sot në konferencë krah trajnerit Thomas Brdaric dhe mesfushorit Fjoart Jonuzi. Ai foli për ndeshjen e nesërme kundër Laçit, që konsiderohet mjaft e vështirë në kampin shkodran.
“Kemi bërë dy ndeshje në kohë me shi, por nuk jemi paraqitur si zakonisht. Gjithsesi kemi pasur intensitet. Nesër luajmë në shtëpi, kundër një ekipi shumë të fortë dhe me eksperiencë. Do të bëjmë lojën tonë dhe shpresojmë të marrim maksimumin e pikëve”.
“Momenti për gol? Është e vërtetë që po e tentoj golin. E rëndësishme është të ecë ekipi mirë. Shpresoj që të shënoj nesër kundër Laçit”, u shpreh shkurtimisht Imeri, i cili së bashku me Hoxhajn dhe Haris Dilaver do të tentojnë të ndëshkojnë skuadrën kurbinasve. /abcnews.al