Imeri: Nuk ka si në Shkodër, Vllaznia për tre pikë edhe ndaj Skënderbeut

schedule11:59 - 6 Nëntor, 2020

schedule 11:59 - 6 Nëntor, 2020

Demir Imeri është një nga afrimet e shumta të Vllaznisë. Sulmuesi i djathtë nga Kërçova, luajti si titullar sfidën e parë të sezonit të ri të Superiores në fitoren 2-0 ndaj Apolonisë.

25-vjeçari ndihet mirë te shkodranët, flet rreth ambientit fantastik dhe ekipit të Brdaric, si dhe jep një koment për Skënderbeun, kundërshtarin e radhës në kampionat.

Kam luajtur edhe me Kamzën, por të them të drejtën, gjërat janë krejt ndryshe këtu. Dihet se kush është Vllaznia, cilat janë objektivat e saj, sa kërkohet nga tifozët dhe kush janë ambiciet ndaj këtij ekipi.

Ambienti në skuadër është fantastik dhe i tillë nuk mund të gjendet në asnjë skuadër tjetër. Të gjithë së bashku kemi krijuar një ambient dhe një klimë mjaft të mirë.

Mund të them me bindje se këtu punohet mirë. Mendoj se jemi në rrugë të mbarë. Gjithçka do shikohet ndeshje pas ndeshje. Ne jemi një skuadër e mirë, ku po punohet maksimalisht nga të gjithë.

Mendoj se Skënderbeu sërish mbetet ekip i mirë. Ne do ta vlerësojmë maksimalisht këtë kundërshtar, por do të kërkojmë të marrim edhe në këtë ndeshje pikët maksimale“, deklaron Imeri. /abcnews.al