Vllaznia luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Bylis. Të dyja skuadrave u duhen pikët me patjetër për të arritur objektivat e tyre. para kësaj sfide në konferencë për mediet foli anësori i Vllaznisë, Demir Imeri.
ECURIA – Mendoj që kemi bërë shumë mirë. Na mungon si i thonë vetëm ai 30-metërshi i fundit dhe ai goli të shtyjë në rrjetë. Besoj që na ka kthyer fati pak shpinën, por me ndihmën e Zotit, punën që jemi duke bërë, besoj që do ta kthejmë dhe do ta bëjmë më të mirë.
KRITIKAT – Ne jemi profesionistë, nëse nuk mund ta mbajmë këtë barrë, mund që lirisht të dorëzohemi. Ne kemi qenë këtu në vend të parë. Kemi kallëzuar që kemi mentalitet fituesi, jemi profesionistë dhe ne bëjmë punën tonë dhe vazhdojmë përpara. Ne jemi mësuar me këtë presion. Do ta mbajmë dhe do të bëjmë më të mirën tonë.

BYLIS – Jemi të vetëdijshëm së çfarë ndeshje po na pret nesër, jemi përgatitur maksimalisht. Objektivat e Vllaznisë i dimë të gjithë. Nesër na mbetet vetëm të japim më të mirën. Nuk flasim shumë po do të flasim në fushë. Do të marrim 3 pikët. Besoj që djemtë janë të gjithë gati dhe mezi presim të japim më të mirën.
TIRANA – Ne shikojmë vetëm punën tonë. Ne kemi qenë 28 javë para dhe do të shohim ekipet para dhe jo ato pas. Shpresoj që dhe nesër të shënoj. /abcnews.al

