Imami Naçi: Duam të ndërhyjmë në rindërtimin e gjithë projektit

schedule17:02 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 17:02 - 9 Dhjetor, 2019

Në mbledhjen e dytë të Komitetit të Rindërtimit, imami Elvis Naçi tha se fondacioni “Firdeus” kërkon që të ndërhyjë edhe në projektin e madh për rindërtimin e blloqeve të pallateve.

Naçi tha se shumë firma ndërtimi nuk kanë mundësi të japin para cash por mund të japin kontributin e tyre për rindërtimin e pallateve.

Naçi garantoi transparencën e të gjithë fondeve për të dëmtuarit nga tërmeti, fonde të cilat do të shkojnë të gjitha specifikisht për të dëmtuarit nga tërmeti.

“Pasi të bëhet projekti i madh do kemi dëshirë të ndërhyjmë edhe në blloqet e pallateve që do të ndërtohen. Për arsye se kemi komunikim me shumë firma ndërtimi jo vetëm në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe me shqiptarë të Maqedonisë, të cilët nuk kanë para cash por kanë mundësi që si firma ndërtimi të japin kontributin e tyre, kështu që nuk kemi pse ti përjashtojmë, mendoj që edhe ato të jenë kur të bëhen ndërtimet e mëdha, qoftë në Tiranë apo qytete të tjera, ne përsëri mund të japim ndihmesën tonë sepse e kemi thënë që duam të japim ndihmesën tonë shqiptarëve që u sprovuan aq shumë nga tërmeti.

Përveç monitorimit, kuptohet komiteti do të bëj punën e vet, ne si fondacione besoj, ne do ti rishikojmë edhe një herë, jo për ndonjë gjë por për një lloj amaneti, sepse siç e tha kryeministri, ne kemi cik qejf që edhe cuni xhajes ta bëj një shtëpi të dytë, edhe djali i tezes ta ketë një hyrje tjetër. Do mundohemi maksimalisht që një amanet, që është i përgjithshëm, por sidomos për ne që kemi mbledhur donacione specifikisht për tërmetin, ti shkoj atyre që u takon“, tha imami Naçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!