Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, regjisori Kastriot Abdyli foli dhe për filmi e tij më të suksesshëm “Kthimi”.
Ai ka zbuluar se spunton për këtë film e mori nga historia e tij personale, ku shumë vite më parë donte të largohej për në Zvicër, edhe babi i kërkoi që të mos martohej me një të huaj.
Kastrioti e ka konsideruar emigrimin si një plagë që pikon gjak dhe që barrën më të madhe në Shqipëri e kanë mbajtur gratë, pasi burrat janë larguar për të punuar.
“Filmi ‘Kthimi’ ishte si një projekt studimesh. Së pari, e bëra si një film të shkurtër. Fillimisht, ka qene pjesëmarrja në një Festival në Tiranë, ku trajtova një temë aktuale. Realisht, në dallim nga të tjerët, për shkak të prindërve që më edukuan të isha i orientuar nga mësimi, mbasi kreva shkollën fillore, isha përgatitur të shkoja në shkollë të mesme në Zvicër. U bën të gjitha përgatitjet, axhën e kisha në Zvicër, shkoi, u interesua atje, u desh një garacion bankar atje, u krye krejt dhe unë filloj atje kursin e gjermanishtes për fillestarët. Mirëpo, u desh që të nisesha për Zvicër, baba nënshkroi një deklaratë ku shkruante që unë do të shkoja atje dhe do të kthehesha që të kontribuoja për Kosovën, edhe jap besën që do të martohem me një shqiptare. Unë që do të kthehesha e dija, po nuk e dija se me kë do të martohesha sepse ndjenjat nuk njohin kombësi. Babi më shikon dhe ma kap letrën dhe ma gris. Edhe iku aeroplani. Këtu e kam marrë spunton për filmin tim. Ky ishte një lajkmotiv, se çfarë do të bëhesha po të isha unë, po të shkoja, pastaj dhe duke ndjekur dhe jetën e të afërmve të mi që kanë bërë këtë jetë. Emigrimi është një plagë që pikon gjak. Barra më e madhe i ka dhënë femrës, sepse ka pritur, burrin nuk e ka pasur dhe i është dashur të kujdeset për fëmijët. Kështu që emigrimi më shumë ka rënduar te femra, sepse meshkujt kanë shkuar për të punuar”, tregoi regjisori./abcnews.al