Zjarret i fiku shiu, por disa vatra janë ende të rrezikshme në Kukës

schedule10:29 - 12 Gusht, 2021

schedule 10:29 - 12 Gusht, 2021

Gjatë ditës së djeshme situata e zjarreve në Kukës ishte më e qetë falë reshjeve të shiut të cilat ndihmuan në shuarjen e vatrave.

Koordinatori i Përgjithshëm i Prefekturës në Kukës, Ilmi Lisha u shpreh se aktualisht zjarret janë fikur, por në Lakun e Thive dhe Lakun e Mollave ka ende disa mbetje zjarri, për të cilat bashkia po merr masat që zjarri të shuhet plotësisht.

Lexo edhe: Shiu shoi zjarrin në Kukës, Mbrojtja Civile: Ka ende trungje që nxjerrin tym, situata në monitorim

Po ashtu ai theksoi se ende nuk ka një bilanc përfundimtar të djegieve, por dëmet janë të konsiderueshme.

“Situata e zjarrit ditën e sotme është e kontrolluar. Në përgjithësi të gjithë zjarret janë fikur nga shiu që ranë dje. Nga verifikimi i gjendjes në zonë në quajtur në Lakun e Thive dhe Laku i Mollave ka disa mbetje pasi shiu nuk e ka dhënë efektin e plotë dhe po marrin masat e duhura.  

Bashkia me forcat e veta po punon për ta mbyllur përfundimisht situatën e zjarrit.Ndërhyrja nga ajri nuk është e domosdoshme. Verifikimet vazhdojnë të bëhen dhe besoj se është djegur një sasi e konsiderueshme”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!