Ilir Meta me 60 vjetorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

schedule15:20 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 15:20 - 21 Dhjetor, 2017

Kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e 60 vjetorit të themelimit të universitetit të Shkodrës, për të cilin theksoi rëndësinë dhe rolin që ka luajtur në histori, kulturë dhe shkencë në vendin tonë.

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në 60 vjetorin e ngritjes së universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi, të cilit i njohu rolin e rëndësishëm të rajonit,në kulturën, arsimin dhe shkencën në vend.

Me në krye Shkodrën, 27 vite më parë Shqipëria zgjodhi rrugën drejt Bashkimit Europian, tha presidenti Ilir Meta.

Është kjo rrugë që kemi zgjedhur me në krye shkodrën që kërkon nga të gjithë të përgatiteni për të përballuar konkurencën e shoqërisë.

Presidenti i Republikës përshëndeti Rektorin Adem Bektashi, i cili në fjalën e tij falenderoi stafin pedagogjik të universitetit nga themelimi deri më sot.

Gjithashtu Presidenti i Republikës i akordoi titullin “Mjeshtër i madh” Profesor Doktor Dhimiter Dhorës.

Universiteti i Shkodrës në këtë 60 vjetor vjen me 6 fakultete dhe 24 degë, me ciklin e studimeve master dhe me një sërë programesh të rëndësishme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!