Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Ilir Beqaj jashtë kafazit/ GJKKO pranon kërkesën, pranë avokatëve në seancën e radhës

schedule14:07 - 28 Prill, 2026

schedule 14:07 - 28 Prill, 2026

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme seanca për ish-Ministrin e Shëndetëisë Ilir Beqaj.

Trupi gjykues pranoi kërkesën e ish-ministrit që në seancën pasuese të qëndrojë jashtë kafazit të qeltë, pranë avokatëve të tij mbrojtës.

Gjykata vlerësoi se për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrëse, me një të pandehur, sjelljen e të pandehurit, si dhe faktin që në këtë proces nuk ka masë arrest me burg, për Beqajn mund të qëndrojë pranë avokatëve, dhe për këtë do të njoftohet Drejtoria e burgjeve që te zbatojë urdhrin.



“I jemi drejtuar Drejtorisë së Burgjeve dhe ende nuk kemi marrë përgjigje nga ata. Unë dua që një kërkesë te tillë ta bëni dhe ju, se fjala juaj ka më shumë peshë. Po ju vë në dispozicion një qendrim të Komitetit të Helsinkit në lidhje me këtë.” u shpreh Beqaj në nisje të seancës.

Seanca u parashikua të mbahet më datë 21 maj ora 09.00, në mënyrë që ish ministri Beqaj të jetë i pranishëm pranë avokatit kur të paraqiten kërkesat e tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!