Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ilir Alimehmeti: Asgjë nuk e kishte gjetur Veliajn nëse nuk do të kishte rrezikuar vendin e Ramës

schedule21:12 - 30 Shtator, 2025

schedule 21:12 - 30 Shtator, 2025

Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi ashpër situatën politike dhe rolin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, nëse Partia Demokratike do të kishte marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2019, Veliaj nuk do ta kishte përfunduar as mandatin e parë.

Alimehmeti theksoi se abuzimet me fondet publike, si në rastin e inceneratorëve, vijojnë ende, ndërsa hodhi dyshime se lëvizjet ndaj Veliajt kanë ardhur jo për shkak të përgjegjësive të tij, por për shkak të perceptimit se ai mund të rivalizonte Edi Ramën për postin e kryeministrit.

Ai shtoi se shqetësimin se qytetarët e Tiranës janë ata që vuajnë më shumë nga politizimi i postit të kryebashkiakut, i cili, sipas tij, shpesh përdoret si trampolinë për karrierë politike.

“Nëse në vitin 2019 do të kishte hyrë PD në zgjedhje Veliaj do të ishte shkarkuar që me mandatin e parë, se tani për të njëjtat çështje u shkarkua edhe tani. Duhet të kemi diçka parasysh që paratë tona të inceneratorëve vazhdojnë që të vidhen. Po shtoj një koment timin, mund të jetë dhe një mendim politik, por është e drejta ime që ta jap. Asgjë nuk e kishte gjetur Erion Veliajn nëse ky nuk do të kishte rrezikuar vendin e Edi Ramës. Ai nuk tha asgjë me gojën e vet, por ky ishte perceptimi, që ai do i zinte vendin Edi Ramës dhe do të ishte kryeministri i ardhshëm. Kjo mua më dhemb shumë, sepse Tirana dhe qytetarët që jetojnë e vuajnë shumë këtë, sepse vjen gjithmonë një kryetar bashkie që do ta përdorë këtë si shkallë, si levë politikë për t’u bërë kryeministër apo kryetar partie”, tha Alimehmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!