Iliçiç do të rikthehet në futboll? Slloveni është në prag të kthimit në klubin nga i cili u largua drejt Italisë

schedule16:15 - 21 Shtator, 2022

schedule 16:15 - 21 Shtator, 2022

Futbollisti Josip Ilicic është në prag të një transferimi befasues.

Iliçiç aktualisht është lojtar i lirë pasi së fundi i ka dhënë fund bashkëpunimit me Atalantën, por së shpejti mund të bëhet lojtar i gjigantit slloven Maribor.

Sipas disa informacioneve, futbollisti i shkëlqyer prej disa kohësh është në negociata për bashkëpunimin me klubin që e lancoi në yll.

34-vjeçari Iliçiç ndeshjen e fundit me fanellën e Atalantës e ka luajtur më 21 maj, kur në ndeshjen me Empolin ka luajtur vetëm nëntë minuta dhe duket se ende nuk e ka thënë fjalën e fundit në futboll, shkruan abcnews.al.

Për rikthimin e tij, ai do të ketë nevojë për stërvitje serioze, të cilat Maribor mund t’i japë dhe përvoja e tij mund t’i ndihmojë shumë Mariborasit në pjesën e mbetur të sezonit pas një fillimi të dobët.

Në fillim të këtij muaji, Iliçiç mori një lamtumirë dinjitoze nga Bergamo. Në Bergamo, ku u luajt ndeshja mes Atalantës dhe Torinos, ish-shokët e skuadrës i përgatitën një barrikadë.

Sigurisht që tribunat “shpërthyen” kur ai u shfaq në fushë. Ata brohoritën emrin e tij dhe atij iu kushtua një pankartë.

“Lojërat tuaja në Bergamo do të mbahen mend gjithmonë dhe klasi juaj i vërtetë që nga viti 2017, që kur erdhët në klub. Me magjinë tuaj ne realizuam ëndrrat tona dhe ju falënderojmë për gjithçka”, thanë nga Atalanta.

Josip Iliçiç ka luajtur gjithsej 173 ndeshje me fanellën e Atalantës dhe ka shënuar 60 gola. Ai ka shtuar  edhe 44 asistime.

Iliçiç ka vuajtur shumë më parë, përkohësisht e ka lënë futbollin për shkak të depresionit, por është rikuperuar dhe shpresojmë që 34-vjeçari të luajë sërish dhe të shohim nëse do të jetë vërtet në fanellën e Mariborit. G.D /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!