IKMT, policia dhe OSHEE aksion të dytë tek “Prestige Resort”: “Ka ndërtime pa leje”. Pronarët nxjerrin shkresën

schedule09:27 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 09:27 - 1 Dhjetor, 2022

Forca policie kanë shkuar mëngjesin e sotëm në “Prestige Resort” duke nisur prishjen e hapësirave të tjera të kompleksit pas ndërhyrjes së disa muajve më parë.

Lexo edhe: Fadromat e IKMT rikthehen te “Prestige Resort”, turistët “të hutuar” lahen në pishinë teksa shikojnë ndërhyrjen

Po ashtu nuk ka munguar prania e fadromave të IKMT dhe forcave geniere, ndërsa më vonë kanë shkuar edhe punonjësit e OSHEE.

Mësohet se forcat  IKMT duan të shembin katin e sipërm të “Prestige Resort”, pasi pretendohet se është bërë pa leje.

Kujtojmë që pak muaj më parë IKMT shembi pishinat e këtij restorti që siç thuhej, ishin ndërtuar pa leje.

Fadromat u shfaqën aty në orët e para të mëngjesit duke nisur me prishjen e restorantit. Pronarët e “Prestige Resort” pretendojnë se kanë gjithçka me leje duke publikuar edhe një shkresë zyrtare.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!