Ikën i ftohti polar, por rikthehen vranësira, si do të luhaten tempertaruat sot

schedule07:23 - 28 Janar, 2022

schedule 07:23 - 28 Janar, 2022

Orët e paradites do të paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet që vranësirat kalimtare të përfshijnë gjithë territorin, ku parashikohet që në ekstremin verior të kemi dhe shfaqje të flokëve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa
Britania e Madhe dhe Pellgu i Mesdheut mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa pjesërisht Qendra e kontinentit do të vijoj të jetë në prezencën e reshjeve. Gadishulli Skandinav dhe Lindja e kontinentit Europian do të jenë në ndikimin e temperatuarve negative dhe reshjeve të dëborës.

Kosova
Vijon moti i qëndrueshëm të dominoj territorin e Kosovës. Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në Verilindje të vendit. Por në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat do të theksohen në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut
Mbeten dominante kushtet e qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e MV, ku parashikohet që gjatë gjithë ditës të ketë kthjellime dhe kalime të pakta
vranësirash. Por në orët e mbrëmjes dhe natës vranësirat do të behën më të dukshme në Perëndim të MV.

/abncews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!