Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ikbalja e flamingove shpallet non grata/ Ministria e Brendshme: Kërcënim për sigurinë kombëtare në Shqipëri

schedule15:38 - 25 Qershor, 2026

schedule 15:38 - 25 Qershor, 2026

Ikballe Huduti Berisha është shpallur non grata në Shqipëri. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari këtë të enjte nxorri urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare për Ikballe Hudutin.

Ky vendim bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetese vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.

Urdhri i ka shkuar Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit për zbatim që Huduti të nxirret dhe mos lejohet në territorin e vendit me motivacionin kërcënim për vendin dhe sigurinë kombëtare.



Ikballe Huduti Berisha është shtetase Kosovare, ajo ka lindur dhe është shkolluar në qytetin e Prizrenit dhe ka mbaruar Medresenë ndërkohë për herë të parë ka shkaur në Iran në vitin 1994.

Në vitin 2020 ajo u arrestua nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës nën akuzën “Nxitje për kryerjen e veprave terroriste” pasi bëri thirrje për hakmarrje ndaj SHBA-ve pas vrasjen e gjeneralit Iranian, Qasem Soleimani

Ikballe Huduti Berisha njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të Ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri. Po kështu është shfaqur publikisht krah ish-presidentit të Iranit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!