LEZHË – Janë publikuar pamjet vetëm pak sekonda pas atentatit të ndodhur në Lezhë ndaj Blerim Preçit dhe kushëririt të tij Klisman Preçi.
28-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij tip “ML”, ndërsa një “Audi” i është afruar paralel dhe më pas ka hapur zjarr ndaj Blerim Preçit. Sapo ka dëgjuar të shtënat ai ka frenuar dhe më pas ka devijuar makinën tij, ndërsa vetë ka hapur derën dhe është hedhur në rrugë duke u shpëtuar kështu plumbave.
Në një video të publikuar sëfundmi shihet Blerim Preçi i cili është në gjendje shoku ndërsa një qytetar i vjen në ndihmë. 28-vjeçari e pyet qytetarin nëse arrin të dallojë ndonjë plumb në trupin e tij, ndërsa tenton të shkojë në drejtim të një lokali aty pranë.
Qytetari: Eja te lokali. E thirrëm mjekun, e thirrëm policinë
I riu i sulmuar: A s’kam plumb në kaptinë?
Qytetari: Jo jo, ske gjë!
Blerim Preçi nuk raportohet të ketë precedent kriminale në Shqipëri, ndërsa mësohet se ai lëvizte shpesh në hyrje dalje të vendit tonë.
/abcnews.al/