Igli Mezini është nga ata balerinë që merr shumë adrenalinë nga audicionet. Ka provuar shumë dhe rezultati ka qenë pozitiv deri te ky i fundit që e bëri të përmbushë ëndrrën e tij, duke u bërë pjesë permanente e trupës së Angjelin Prelocajt. Projekti “Tirana moves” e sjell në Tiranë pas disa vitesh mungesë në skenat tona. Artisti në një intervisë për ABC News rrëfen detaje rreth 6 videove që do të realizohen në zona të ndryshme të Tiranës, për të transmetuar energjinë e njerëzve dhe qytetit./abcnews.al
Igli Mezini rrëfen: Kalvar audicionesh për të qenë pjesë e trupës së Prelocajt
schedule16:45 - 24 Qershor, 2018
schedule 16:45 - 24 Qershor, 2018