Presidenti Ilir Meta, përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri dhe krerët e komuniteteve fetare në vend u bënë bashkë në një darkë iftari. Mesazhi kryesor ishte lumturia dhe paqja në familjet shqiptare.
Përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare ambasadorë, përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të ndryshme, u bën bashkë në një darkë iftari me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Presidenti i Republikës Ilir Meta dha mesazh paqe e lumturie për gjithë shqiptarët.
“Agjerim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët sakrificat e tyre le të na ndihmojnë të gjithëve për të reflektuar më shumë e për të bashkëpunuar me njëri tjetrin akoma më shumë për të mirën e përbashkët”, tha Presidenti.
Kryegjyshi botëror Edmond Brahimaj uroj argjërim të lehtë për gjithë besimtarët myslimanë dhe lumturi për familjet shqiptare
Mbrëmja e iftari, shërben për të ndarë së bashku nderimin për Muajin e bekuar të Ramazanit. Muaji Ramazanit një mundësi për të shprehur vlerësimin ndaj Zotit si dhe vëllazërimin, mirëkuptimin dhe harmoninë ndër fetare që ekziston në Shqipëri. Muaji i bekuar i Ramazanit është muaji i mirëkuptimit, paqes dhe i mëshirës hyjnore./ABC News Albania 24/7