Idrizi takon Begajn për zgjedhjet, i lë një derë hapur edhe Ramës

schedule12:01 - 6 Tetor, 2022

schedule 12:01 - 6 Tetor, 2022

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka folur për gazetarët pas takimit që bëri në Presidencë me kreun e shtetit Bajram Begaj, në vazhdën e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore.

Për Idrizin, më shumë sesa caktimi i datës, një rëndësi shumë më e madhe duhet t’i kushtohet standarteve të zgjedhjeve. Kreu i PDIU-së bëri të ditur se ndau me presidentin shqetësimin e tij për faktin se ndoshta “jemi vonë” për produktin e reformës Territoriale dhe asaj Zgjedhore.

 “Duket se këto zgjedhje do të shoqërohen me të gjitha problematikat që kanë pasur. Ndava me presidentin që ndoshta jemi vonë për produktin e Territoriales dhe Zgjedhores. Edhe raporti i ODIHR ka adresuar një sërë problemesh me shit-blerjen e votës, me votën e emigrantëve, me votimin elektronik…”

Kurse i pyetur për takimin që mbajtën dje disa nga aleatët e PD me kryedemokratin Sali Berisha, Idrizi tha se PDIU është duke e vlerësuar situatën dhe se do të jetë në kontakt me të gjitha forcat politike.

“Jemi të hapur dhe po diskutojmë”, u shpreh Idrizi kur u pyet nëse e përjashton ose jo bashkëpunimin me PS-në në zgjedhjet e ardhshme.

/abcnews.al/