Identifikon trupin e burrit nga unaza e martesës që ndodhej në barkun e peshkaqenit

schedule11:25 - 8 Nëntor, 2019

schedule 11:25 - 8 Nëntor, 2019

Richard Martyn Turner, 44 vjeç dhe Verity Turner, nga Edinburgh, po qëndronin në resortin me pesë yje Lux Réunion në Saint-Gilles në ishullin parajsë të Reunion.

Nënpunësi civil u raportua i zhdukur nga zonja Turner dhe ajo identifikoj  trupin e tij pasi  iu  tregua unaza e martesës e gjetur në barkun  e peshkaqenit.

Turner po notonte në një lagunë të përdorur shume nga turistët që konsiderohej ‘e sigurt’ por katër peshkaqenë u gjetën duke notuar prane tij të dielën duke përfshirë dhe pershkaqenin që e sulmoj. /abcnews.al

Autoritetet nuk pranuan të komentojnë mbi identitetin e viktimës. Testet e ADN-së po kryhen në mbetjet e gjetura brenda peshkaqenit tiger për të konfirmuar se ato i përkasin Z. Turner.

Peshkaqeni tigër eshte peshkaqeni i dyti më i  rrezikshëm  në botë mbas peshkaqenit të  bardhë.

Dora dhe parakrahu i ndarë i Turner u tha se ishin identifikuar nga gruaja e tij të mërkurën. Ata u gjetën pasi pesë peshkaqenë u vranë katër milje nga plazhi piktoresk i Hermitation.

Ishte sulmi i 24-të i peshkaqenëve  dhe rasti i 11-të me pasoja fatale  që nga viti 2011 në Reunion .

Në një vizitë muajin e kaluar në Reunion , Presidenti Francez Emmanuel Macron tha se qeveria e tij po bënte gjithçka te mundshme për t’u marrë me krizën e peshkaqenëve. /abcnews.al

Lux Réunion hotel in Saint-Gilles

 Peshkaqeni në të cilin u gjetën eshtrat e z. Turner.