Identifikohet autori i vrasjes së Mario Majollarit/Dyshohet hakmarrja

schedule14:15 - 11 Prill, 2018

schedule 14:15 - 11 Prill, 2018

Një ditë pas vrasjes së Mario Majollarit, policia e kryeqytetit ka identifikuar autorin e dyshuar. Ai është Kastriot Gjuzi, dhe është shpallur në kërkim. Pista kryesore e hetuesve është ajo e hakmarrjes, pasi babai i të ndjerit është akuzuar për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2000, për të cilën po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Familjarë e viktimës ende nuk e besojë se Mario nuk jeton më…

Në katin e katërt të këtij pallati në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në zonën e Kinostudios, jetonte 28-vjeçari.

Për fqinjët, i ndjeri ishte një njeri model.

“Familje e mrekullueshme, nuk ka familje më të mirë, pa babë i ka rrit po nuk ka ffëmijë ëm të mirë. 14 vjeç ka hyrë në punë ai kalama”.

“Ne jemi trishtuar të gjithë, s’kemi fjet mbrëmë. Ca të bësh o bir duhet njeriu ta mbajë dorën në vrasje, ikën njeriu e s’vjen më”.

Ruzhdiu thotë se është absurde që Maroi të paguaj krimin që kishte kryer babai i tij vite më parë.

“Për mua është i padrejtë , të paguajë mosha e re, është fatale”.

Menjëherë pas krimit policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar Kastriot Gjuzi, 40-vjeç. Mario  Majollarit iu bë pritë nga persona të armatosur, të cilët mësohet se kanë qëlluar nga një automjet katër herë dhe janë larguar në drejtim të Tufinës, duke humbur gjurmët në errësirë. Uniformat blu pohuan zyrtarisht se Gjuzi, dyshohet se ka marrë hak për vrasjen e vëllait të tij, ngjarje kjo e ndodhur 18 vite më parë. Për atë histori, babai i Marios, Avni Majollari i dënuar me burgim përjetë për vrasje të dyfishtë ka ekzekutuar edhe një person tjetër, Armando Nelajn në zonën e Dajtit. ABC News ka mësuar se babai i të ndjerit, Avni Majollari, nuk ka kërkuar leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të shkuar në varrimin Marios.

Ndërkohë një automjet u gjet i shkrumbuar mëngjesin e së mërkurës në Fushë Krujë. Makina dyshohet se është përdorur në vrasjen e Mario Majollarit mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Policia pohon se, mjeti tip Mercedes Bens, ishte vjedhur më datë 9 prill në Lushnje dhe pronari i saj kishte bërë kallëzim në polici. Për ngjarjen e rëndë u shoqërën në drejtorinë e policisë 15 persona dhe pas marrjes së tyre në pyetje u lanë të lire. Edhe disa kamera sigurie janë sekuestruar nga grupi hetimor, për të hedhur më shumë dritë rreth personave të mundshëm që kryen atentatin e tipit mafioz.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!