Identifikohet autori i plagosjes me armë zjarri në Lezhë, policia jep detaje

schedule09:00 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 09:00 - 1 Dhjetor, 2020

Hile Gjini, 43 vjeç banues në fshatin Balldre në Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta u qëllua ditën e sotme me armë zjarri.

Sipas policisë, Gjini është plagosur në këmbë, më pas është transportuar në spitalin Rajonal, Lezhë ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: EMRI/ Në makinë me 2 fëmijët, 43-vjeçari në Lezhë qëllohet me armë zjarri sapo del nga banesa

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se Gjergj Gjini 69- vjeç, dyshohet se është autori i plagosjes se 43-vjeçarit, ndërsa theksohet se nuk janë të afërm me njëri-tjetrin.

Gjithashtu shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur kur Hilë Gjini ka dalë nga banesa dhe se në momentin kur është qëlluar në drejtim të tij,  ishte në makinë me dy fëmijët.

Në momentin e plagosjes ai ka qëndruar ne automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri në momentin kur ka mbërritur policia dhe autoambulanca.

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri  në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

/abcnews.al/