PSG është e fiksuar pas fitimit të Champions League. Drejtuesit ia kanë bërë të qartë gjermanit Tuchel se mungesa e këtij trofeu do të sjellë shkarkimin e tij në fund të sezonit, teksa shqetëson edhe raporti jo shumë i mirë që ka trajneri me yjet Neymar dhe Mbappe.
Kampionët e Francës kërkojnë një emër të madh për pankinën dhe ideja e fundit është tunduese. Sipas raportimeve të Le10Sport, PSG ëndërron t’i dhurojë stolin Pep Guardiolës.
Jo vetëm kaq pasi drejtuesit e klubit francez kanë menduar për një drejtim dysh në pankinë. Guardiola pritet të jetë përkrah Xavit, ish-mesfushori i madh i Barcelonës, aktualisht trajneri i Al Sadd. /abcnews.al