“Ideja amerikane ka qenë gjithmonë prezente për shqiptarët”, Mentor Beqa: Amerika, frymëzim për elitat

schedule20:16 - 3 Korrik, 2025

schedule 20:16 - 3 Korrik, 2025

Në emisionin “Real Story” në ABC News, deputeti Fatmir Mediu dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare Mentor Beqa folën mbi marrëdhënien historike dhe aktuale të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediu u shpreh se dikur politika shqiptare tregonte seriozitet në raport me SHBA-të, ndërsa sot kjo marrëdhënie po zbehet për shkak të qëndrimeve jo të përputhshme.

“Interesi i shqiptarëve ishte që të krijonin një aleancë të madhe dhe të kishe në krah SHBA-të ishte një kënaqësi shumë e madhe. Sot jemi në rrethana të tjera. Atëherë kemi qenë serioz, kurse sot nuk jemi serioz, sepse dalin nga goja e kryeministrit gjëra që nuk duhet të dalin. Flasin me gjuhën institucionale, por jo me gjuhën e tyre personale”, tha Fatmir Mediu.

Ndërkohë, Beqa theksoi se ideja amerikane ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi për elitën shqiptare dhe shoqërinë në tërësi, duke u rrënjosur thellë në identitetin politik dhe kulturor të vendit.

“Ideja amerikane në Shqipëri ka qenë e hershme, ndoshta edhe para krijimit të verë Shqipërisë. Gjithmonë Shqipëria ka pasur idenë që të jetë në gjurmët e Amerikës. Amerika dhe ideja amerikane ka qenë një frymëzim i jashtëzakonshëm edhe në intelektualëve të botës. Edhe një pjesë e madhe e elitës shqiptare ka marrë nga ajo perëndimorë. Ideja Amerikane ka qene gjithmonë prezente”, tha Beqa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!