Ide e çmendur nga Anglia, Harvey: Tentova të hedh shortin në… hapësirë!

schedule19:35 - 11 Tetor, 2019

schedule 19:35 - 11 Tetor, 2019

Shaun Harvey mban postin e shefit ekzekutiv të Ligës Angleze të Futbollit dhe së fundmi ka patur një ide tepër të veçantë dhe origjinale.

Gjithçka lidhet me kalendarin e Carabao Cup, kompeticion ku marrin pjesë 92 klube profesioniste. Në një prononcim për Telegraph, Harvey zbulon se kishte tentuar që të hidhej shorti në hapësirë!

Shaun Harvey

“Kemi biseduar me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Për ta përmbledhur, pyetja jonë ishte e thjeshtë: ‘mund ta hedhim shortin në hapësirë?” Një ide që, për momentin, ka mbetur e tillë. Kështu që shorti do të hidhet përsëri në tokë”, thekson Shaun Harvey. /abcnews.al