Icardi vazhdon të jetë një hap larg Interit. Është dashur një postim në Instagram për t’i hedhur benzinë zjarrit. Mbrojtësi portugez i Juventusit ka pëlqyer foton e sulmuesit argjentinas, i cili është përfolur ditët e fundit me një transferim të mundshëm te rivalët e përjetshëm të zikaltërve tek bardhezinjtë nga Torino.
Ditët e fundit menaxherja dhe bashkëshortja e Icardit ka bërë disa deklarata që e shohin larg skuadrës se Interit, po i menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit të përgjithshëm Beppe Marrota, i cili është shprehur qartë se me kalimin e kohësh gjithçka do zbardhet për sa i përket të ardhmes së Mauritos.
Shumë skuadra prestigjioze kanë shfaqur hapur dëshirën për të rrëmbyer bomberin që garanton 25 deri në 30 gola sezonal. Merkatoja e verës do jetë tepër e nxehtë për Interin dhe skuadrat që kërkojnë shërbimet e 26 vjeçarit argjentinas.
Skuadra e Chelsea-t ka ofruar plot 100 milionë euro për të, por të interesuar janë dhe skuadra tepër prestigjioze si Real Madrid, Bayern dhe Juventusi./abcnews.al