Ibrahimovic: Zoti na dha talentin më të madh, Maradona i pavdekshëm

schedule23:15 - 25 Nëntor, 2020

schedule 23:15 - 25 Nëntor, 2020

Zlatan Ibrahimovic është një prej futbollistëve që ka pasur mundësinë të takonte legjendën Maradona, i ndarë sot nga jeta pas një arresti kardiak.

Suedezi i Milanit mund edhe të kishte luajtur me Napolin, që Maradona e kishte shumë për zemër por nuk e bëri diçka të tillë. Gjithsesi respekti për legjendën argjentinase është i madh.

Ibra në rrjetet sociale ka postuar një foto të tij me Maradonën, ndërkohë që shkruan: “Maradona nuk ka vdekur, ai është i pavdekshëm. Zoti i dha botës futbollistin më të talentuar të të gjitha kohërave. Ai do të jetojë përgjithmonë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)