Ibrahimovic në Serie B? Ja prapaskenat e fundit

schedule16:31 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 16:31 - 3 Dhjetor, 2019

Filippo Inzaghi po bën një punë fantastike te Benevento në Serie B. Objektivi kryesor është rikthimi në Serie A dhe “Shtrigat” janë në rrugë të mbarë.

Nëntë fitore në 14-të ndeshjet e para ka arritur Benevento këtë sezon dhe kryeson renditjen me 31 pikë, nëntë më shumë se vendi i dytë që ndahet nga katër skuadra.

Presidenti i klubit ka nisur të ëndërrojë dhe Calciomercato.com e zbulon. Oresto Vigorito po tenton të arrijë një akord me Zlatan Ibrahimovic.

“Kemi sjellë në Benevento emra si Sagna, Guillerme dhe disa të tjerë. Po mendoj seriozisht për Ibrahimovic. Kam biseduar edhe me Inzaghin për këtë mundësi”, thekson presidenti i klubit italian./abcnews.al