Ibra nuk duron, zbulohet çfarë i ka bërë brazilianit Paqueta pas ndeshjes

14:29 | 21/02/202014:290

Zlatan Ibrahimovic njihet për karakterin e tij të fortë dhe shumë prej tifozëve e donin suedezin pjesë të Milanit pikërisht për të vendosur rregull në dhomat e zhveshjes.  Sulmuesi është nga ata që nuk duron shumë kur sheh që ata rreth e rrotull tij nuk impenjohen.

Në ndeshjen e fundit që Milani fitoi kundër Torino, ka pasur edhe një përplasje të Ibrahimovic me mesfushorin brazilian Lucas Paqueta.  38-vjeçari i është hakërryer shokut të skuadrës, të cilin e ka ofenduar për paraqitjen e bërë. Lajmi raportohet nga Tuttosport, gazetë shumë pranë klubeve nga Torino.

Në konferencën e sotme për shtyp ka folur edhe trajneri Stefano Pioli, i cili ka hedhur poshtë gjithçka. “Episodi që thuhet se ka ndodhur nuk është i vërtetë. Mund të ketë diskutime, siç janë normale në fushë. Por grupi është kompakt dhe si i tërë udhëton në një rrugë të vetme. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono