Ibra: Këshillova Mbappen të largohet nga PSG, por shefit të Parisit i thash të mos e shiste

schedule16:33 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 16:33 - 1 Dhjetor, 2021

Kylian Mbappe është një nga futbollistët më të përfolur për një largim të mundshëm të tij nga PSG. Shumë zëra e lidhin sulmuesin francez me skuadrën e Real Madrid, ku edhe vetë lojtari nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Correire della Sera”, Zlatan Ibrahimovic ka folur edhe për një situatë që ka të bëjë pikërisht me Mbappen dhe transferimin e tij në Madrid.

Ibrahimovic e ka pranuar se e kishte këshilluar Kylian Mbappen të largohej nga Paris Saint-Germaini dhe t’i bashkohej Real Madridit, por gjithashtu kishte komunikuar me shefin e PSG dhe i ka thënë që të mos e shiste një lojtar të tillë.

“Është e vërtetë që e këshillova atë të largohet nga klubi. Mbappe ka nevojë për një mjedis më të organizuar, si ai në Real Madrid. Por pastaj i thashë presidentit të PSG-së të mos e shiste”, ka deklaruar Ibra.

Mbappe iu bashkua PSG-së në vitin 2017 në një marrëveshje huazimi nga Monaco fillimisht, para se të nënshkruante kontratë afatgjatë me PSG-në. /f.a/abcnews.al