Ia mori jetën i ati, policia në Kosovë publikon detaje të reja rreth vrasjes së Albert Krasniqit

schedule10:48 - 28 Janar, 2021

schedule 10:48 - 28 Janar, 2021

Detaje të reja janë zbuluar rreth vrasjes së Albert Krasniqit në Prishtinë. I dyshuar për vrasjen e të riut është i ati, Skender Krasniqi.  Policia e Kosovës njoftoi se në vendin e ngjarjes është gjetur një revole, një karikator, tre fishekë, një gëzhojë dhe një predhë.

Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi ndërsa i ati, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.” /abcnews.al/