“Ia dolëm pavarësisht atyre”: Rama sulmon BE-në pas sigurimit të vaksinave

schedule12:20 - 1 Janar, 2021

schedule 12:20 - 1 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Shqipëria ka siguruar 500 000 doza të vaksinave kundër koronavirusit.

Gjatë një konference për shtyp, Rama u shpreh se vaksinimi pritet të fillojë në javën e tretë të janarit me 10 mijë dozat e para që pritet të vijnë në ditët në vijim.

Kreu i qeverisë nuk kurseu mërinë ndaj vendeve të Bashkimit Europian, të cilat sipas tij u treguan egoiste ndaj vendeve të Ballkani Perëndimor. Rama tha se Shqipëria ia doli të sigurojë vaksinat edhe pse BE nuk u tregua aspak solidare ndaj një vendi të vogël dhe të varfër si i yni.

“I hyjmë detit në këmbë dhe ia dolëm të cekim pak tonë pa asnjë ndihmë nga BE. Ndryshe nga shembulli i keq nda Ballkanit ne nuk do ia kthejmë shpinën Kosovës. Nuk ia zgjidhnim dot krejt këtë hall të madh.

Por nuk do të ngurojmë t’ua qajmë sinqerisht dhe konkretisht hallin që sapo kemi filluar të zgjidhim për vete. Kosovës do i dhurojmë një sasi për vaksinimin për bluzat e bardha në spitalin COVID në Prishtinë që ata që punojnë në vijën e zjarrit ta nisin menjëherë me ne. Sado që nuk jemi të pasur dhe as nuk kemi kaluar në këtë det, ne vazhdojmë të ecim.

Nuk i kemi kthyer shpinën tjetrit në nevojë. Viti që më në fund iku ishte mundësia e madhe për t’ia lënë politikën politikës. Uroj që të tjerët ta ndajnë politikën nga shëndeti.

Ne nuk do të humbim kohë sepse sigurimi i vaksinës pa pritur që të kujtohet BE për ne ishte një sfidë menaxhimi. Kjo është një sfidë e madhe më vete. Jemi mirë përgatitur për të ngritur në kohë strategjinë e vaksinimit. Qendra e parë do të jetë ajo e Tiranë në Air Albania Stadium me një mjedis me standarte të larta”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!