I zhvatën 7500 euro një personi, pranga dy gjobëvënësve në Tiranë

schedule20:30 - 2 Gusht, 2019

schedule 20:30 - 2 Gusht, 2019

Dy persona u vunë në pranga nga policia në Tiranë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, të akuzuar për gjobëvënie. Arrestimi i dy personave, banues në Tirane, u bë në finalizim të operacionit të koduar “Përsëritësit”. Njëri nga të ndaluarit, një 30 vjeçar, sipas policisë ka precedentë penale në fushën e gjobëvënies. Bashkë me të është vënë në pranga dhe një 18 vjeçar, ndërsa një 35 vjeçar është shpallur në kërkim. Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12 mije euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7500 euro. Grupi hetimor vazhdon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këta persona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!